Eshtë e lehtë të kryesh një porosi tek eVitamins dhe të fillosh të përfitosh si nga çmimet tona të ulta por edhe nga gama e gjerë e prudukteve që disponojmë.
Vizito faqen eVitamins.com për të kërkuar produkte për shëndetin, bukurinë dhe mirëqënien.
Që të gjesh një produkt që të intereson, mund të kërkosh me emrin e një produkti, fjalën kyçe ose barkodin në fushën e kërkimit të faqes. Pasi të keni shkruajtur diçka në fushën e kërkimit, shtypni simbolin e xhamit zmadhues. Për shembull, nëse ju interesojnë produkte të vajit të linit, thjesht shtypni “Vaj Lini” në fushën e kërkimit.
Do të drejtoheni në një listë produktesh të cilat përputhen me kërkimin tuaj. Mund të bëni më të detajuar kërkimin duke përzgjedhur Markën, Kategorinë, llojin e Paketimit ose Renditjen e Çmimit. Pasi të keni bër zgjedhjen faqja do t’ju shfaqë të gjitha produktet që disponohen.
Pasi të keni gjetur produktet që dëshironi, mund të klikoni mbi foton ose përshkrimin për tu drejtuar në faqen e produktin. Në faqen e produktit mund të lexoni Informacionet e Produktit, Përbërësit, Faktet Ushqimore dhe Vlerësime nga Klientët. Mundeni gjithashtu të shikoni disponueshmërinë e produktit nëse është listuar si “I DISPONUESHËM” ose “DËRGOHET PËR” një periudhe kohore të caktuar. (Përdorni udhëzimet e mëposhtme për një shpjegim të detajuar në lidhje me porosinë dhe disponueshmërinë e produkteve).
Në faqen e produktit, mund të zgjidhni sasinë që dëshironi të blini. Afër butonit “Shto në Shportë”, mund të përpunoni sasinë duke shtypur simbolet plus (+) dhe minus (-). Faqja automatikisht përzgjedh 1. Që të shtoni sasi, shtypni plusin (+) deri sa të arrini shifrën e sasisë së dëshiruar.
Pasi të keni përzgjedhur sasinë e dëshiruar të artikujve, shtypni butonin “Shto në Shportë”. Do të drejtoheni në “Shportën e Blerjeve”. Në këtë hap dë të shikoni “Artikujt e Përzgjedhur në Shportën Tuaj të Blerjeve”, “Sasinë” e përzgjedhur dhe “Çmimin”.
Pasi keni përzgjedhur produktet e dëshiruara në shportën e blerjeve, erdhi momenti për të vazhduar në arkë. Shtypni butonin“Fillo Pagesën” për të vazhduar.
Do të drejtoheni në faqen e Pagesës së Shpejtë. Në këtë fazë, ose dë të lidheni në faqe si “Klient i Vjetër” ose si një “Klient i Ri”. Nëse kjo është porosia juaj e parë në dyqanin tonë online, plotësoni të gjitha të dhënat e duhura në fushën Klient i Ri. Pasi keni plotësuar të gjitha të dhënat e nevojshme, klikoni “Vazhdo” Nëse jeni klient që keni kryer një blerje të mëparshme, thjesht hyni në llogarinë tuaj me emailin që keni përdorur për llogarinë tuaj tek eVitamins.
Do të drejtoheni në faqen Përzgjidh një Adresë për Dërgesën. Plotësoni të dhënat e duhura. Ju lutemi sigurohuni që adresa është plotësuar me saktësi për të mos pasur probleme me dorëzimin e pakos. Pasi të keni plotësuar të gjitha të dhënat, klikoni “Vazhdo” për të vazhduar me pagesën.
Në këtë hap do t’ju nevojitet të përzgjidhni një mënyrë dërgese. Lexoni me vëmendje çdo pikë para se të zgjidhni. Pasi të keni vendosur dhe përzgjedhur, klikoni “Vazhdo”.
Në këtë hap do të nevojitet të shtoni të dhenat për pagesën. Pasi të keni plotësuar fushat e nevojshme, përzgjidhni “Shto një Mënyrë Pagese”.
Do të drejtoheni tek faqja e Rishikim të Porosisë. Ελέγξετε την Παραγγελία Σας. Në këtë hap në ekran do të shikoni “Adresën e Dërgesës”,“Metodën e Dërgesës”, “Metodën e Pagesës”, Kart Dhurata & Kode Promocionale, “Rishikoni Produktet e Përzgjedhura” si dhe “Totalin e Porosisë”. Nëse nevojitet të bëni ndryshime, përzgjidhni “Ndrysho” në seksionin që dëshironi të bëni ndryshime.
Pasi keni kontrolluar të dhenat dhe përzgjedhjet e porosisë dhe çdo gjë shfaqet në rregull, jeni gati që të nënshtroni porosinë. Klikoni “Porosit”. Do të drejtoheni tek faqja e Konfirmimit të porosisë. Në këtë hap mund të shikoni të dhena të porosisë dhe të printoni faturën e blerjes tuaj.
Nëse një artikull është i listuar në faqe si “NË STOK” do të thotë se produkti është në gjendje, disponohet për një dërgesë.
Nëse një produkt është i listuar duke shfaqur një kohë të caktuar dërgese, si “Dërgohet për tre ditë pune” ose “Dërgohet për shtatë ditë pune”, kjo do të thotë që produkti nuk është në gjendje në atë moment. Kur deklarohet një afat kohor i caktuar si “7 ditë pune”, kjo do të thotë që aq ditë nevojiten që të dërgohet porosia juaj. Shembull: Nëse porositni një artikull të listuar me shënimin “Dërgohet për 7 ditë pune”, kjo do të thotë që nevojiten 7 ditë pune që të disponohet artikulli nga prodhuesi ose distributori në magazinën tonë dhe të nis rrugëtimin drejt jush.