Mundeni të gjurmoni pakon tuaj nëpërmjet kodit të gjurmimit që ju kemi dërguar në emailin e Konfirmimit të Dërgesës në momentin që porosia juaj është dërguar. Nëse nuk e keni parë atë email, ju këshillojmë të kontrolloni dosjen junk ose spam të emailit. Gjithashtu, ju mundeni të ndiqni hapat e mëposhtëm për të gjurmuar pakon tuaj.
Hyni në llogarinë tuaj në faqen e eVitamins duke përdorur email-in tuaj dhe fjalëkalimin tuaj këtu.
Përzgjidhni “Porositë e Mia” nga menuja në anën e manjtë të ekranit. Do të drejtoheni në faqen “Porositë e Mia”. Nga aty mund të përzgjidhni “Porositë e Dërguara”.
Përzgjidhni “Shfaq Detajet e Porosisë” për porosinë që dëshironi të gjeni informacion gjurmimi. Tek “Informacionet e Dërgesës” mund të shikoni metodën e përzgjedhur për dërgesën dhe kodin e gjurmimit të pakos.
Klikoni kodin e gjurmimit dhe do të drejtoheni tek faqja e detajeve të gjurmimit.
** SHENIM për Klientët Internacional: Mundësia e disponueshme e Informacionit të gjurmimit varet nga metoda e përzgjedhur për dërgimin e pakos gjatë procesit të blerjes dhe disponueshmëria e gjurmimit që ajo ofron. **